Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Kosovën

1999

E shkuar që s’po shkon
E ardhme që po vjen

Pritja po pret në rresht!
Bota e bindur po shikon me habi,
po pret të bindet përsëri!

Mizoritë po trokasin,
në ndërgjegjen e përgjumur
Ka kohë për kohën...

Pritjes po i dridhen këmbët,
po i skuqet fytyra,
nga durimi që po bëjnë të tjerët

Damarët po bashkohen
Gjaku po e shkrin borën
Dëshpërim nuk ka mes nesh

Liria po troket në qiell,
ka hapur krahët,
për ta përqafuar ketë dhé.

Janar 1999

- poezi nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga Tringa -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  47

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet