Tema: Poezi Për Pranverën
Pranvera
Sa me fat që jemi
Katër stinë i kemi
Të bukura si katër zana
Pranvera më e para.
Pranvera hape dritare
Çelet qielli e bora
Buzëqesh Dielli
Gjallërohet toka
Rrafshi shpatit i çon fjalë
Largo atë jorgan të bardhë
Se gjelbërimi është për fundi
Na u zgjua toka prej gjumi
Lulebora i thërret shoqet
Me vallëzu në fusha e male
Bilbili thërret dallëndyshet
Me u bashku në këngë e valle
Jeta kthehet gjithandej
Në shkolla e parqe jehon kënga
Mirë se erdhe moj pranverë
Gjallërinë tënde na e do zemra
- Poezi nga Arben Dreshaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Arben Dreshaj
Komente 1