>
LETERSISHQIP

Dashuri Vjeshte

Nga qielli i ngrysur
Rigonte shi i ftohtë
Bashkë me gjethet
Dashuria ra përtokë

Zuri vend
Në gjethnajën e kuqërremtë
Prej nga ngritej një avull i zbehtë
Më shikim nga mjegulla në bjeshkë

Në trungjet e zhveshura
Pikat e shiut i bashkonte era
Aroma e borës sillej përqark
Pranvera dukej një shekull larg!

DËRGOI: