>
LETERSISHQIP

Toka Jonë

Është vend i lashtë
Me male e fusha
Përtej kufirit të lidhura,
Të bashkuar i ruan gjuha
Dhe ngjyrat kuqezi,
U rrinë si stoli.
Shpresa na jep forcë,
Qëllimi na bashkon,
Që të mos ketë kufi
Në mes të popullit tonë.
Çdo natë ëndërroj,
Ditën rri në mendim:
-Kur vjen ajo ditë,
Ta shoh të lirë vendin tim?