>
LETERSISHQIP

Bukuroshja E Dardanisë

Sytë e zinj
Mesin e hollë,
Mirë të rri fustani
Moj princesha jonë.
Ti shërben tërë ditën
Prindërit e vëllanë,
Sot ka ardhur një shkues
Me gojë nuk bëzan.
Është mbledhë tërë familja,
Edhe xhaxhallarë,
Po të japin ty
Për një mërgimtar.
Pse moj bukuroshe
Asnjë fjalë s’e flet,
Për atë djalë të ri
Pse nuk vendos vetë?