>
LETERSISHQIP

Dita E Flamurit

S’di, a të qaj, a të gëzohem?
Tash jemi dy shtete,
Një në jug, tjetri në veri
Veç Lugina mbeti nën Serbi.
O flamur, flamur i vjetër
Ta kanë sjellë edhe një tjetër,
Po ky tjetri s’ka shqiponjë,
Veç pak njerëz me të festojnë.
Me ty flamur gjak dimë të festojmë
Me ty dimë edhe të gëzojmë,
Për ty flamur tortura kemi bartur
Me ty të pamet i kemi mbajtur.
Vajton Lugina nën Serbi
Për ditë ikin pleq e të rinj.
-Jo, nuk mundem të festoj,
Vëllezërit atje kur i kujtoj.
Por gjithnjë po ëndërroj
Se shpejt bashkë do të festojmë,
Në një shtet, me një flamur
Se ty Luginë, nuk të harrojmë kurrë.