>
LETERSISHQIP

Qielli Me Yje

Çdo ditë sodis
Atë lartësi pa skaj,
Të shoh të njëjtin qiell
Të kthjellët, siç e shohin, bijtë e mi.
Të njëjtat rreze
Shkëlqejnë mbi ne.
-Kur më ikën bijtë,
Thoshte nëna - isha e re.
Pres për çdo mbrëmje
Që dielli të perëndojë,
Ta shoh, bashkë me bijtë e mi,
Të njëjtën hënë.
T’i vërej të njëjtit yje
Në atë lartësi:
-A thua ku janë,
Vallë, a kanë edhe ata fëmijë?