>
LETERSISHQIP

Pëllumbat

Ju dua çdo natë e çdo ditë,
Ju dua pa kufij,
Me ato gu, gu –të, që bëni.
Ju jeni gjaku im
O, pëllumbat e mi.
Pëllumba të bardhë
Fluturoni në lartësi,
Pëllumba të lirisë,
Pëllumba të Arbërisë.
Në gjuhë të huaja
Bukur cicëroni,
Por, në shqipe
Më bukur më ëmbëlsoni.
Çdo ditë dëshiroj të më vizitoni
T’ju shoh, t’ju përkëdhel,
T’ju dua, e një këngë
Shqip të ma këndoni, për nder.