>
LETERSISHQIP

Nëna E Pa Shpresë

Isha shumë krenare
Rrita shumë fëmijë,
Qëndrova e fortë
Deri në liri.
Fushat më janë zymtuar
Edhe malet me gurë,
Bijtë ma humbën shpresën,
S’mund ta besoj kurrë.