>
LETERSISHQIP

Kthimi I Shpresës

Arat pa mbjellë
S’ka njeri në shtëpi,
Trojet e çliruara
M’i pushtoi një agoni.
Qielli plumb i zi
Fushat plot me ujë,
S’ka fare gjallëri
Natë e ditë po vuaj.
Shpresa më mban gjallë
Jam në jetë, duke pritur,
Kur të më kthehen bijtë
Qielli ka për të shndritur.