Tema: Poezi Për Poetët
Poeti
Shkronja, shkronja
Fjalë, fjalë
Shkruan rreshta
Dalëngadalë.
Faqe, faqe
Tituj, tituj
Pa u ndalur
Shkruan kapituj.
Shkruan bashkë
Me vetveten
Ditën, natën
Shkruan tërë jetën.
Dhe kur ikën
Lë pas dhurata
Me vepra të shkurtra
E me vepra të gjata.
- Poezi nga Arben Kurteshi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Arben Kurteshi
Komente 0