>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI E Arben Ndue Mjetaj:
Qysh n'moshen 14 vjeçare n'vitin 1998, jam aktivizu korist n'korin e kishes françeskane per rreth 6 muaj dhe i kam shkeput maredhanjet me muziken deri n'vitin 2005 n'moshen 21 vjeçare.

Prej vitit 1998-2002 kam studiu n'shkollen e mesme t'pergjithshme "Jordan Misja"Shkoder.

Prej vitit 2002-2006 kam studiu ne Universitetin"Luigj Gurakuqi" fakulteti i infermieristikes,dega Infermieri e pergjithshme, Shkoder.

Prej Marsit te vitit 2005 deri ne fund te vitit 2008 jam aktivizu korist e solist i korit te rinjve "Nane Tereza" t'katedrales se "Shen Shtjefnit",Shkoder.Njekohesisht prej vitit 2006 jam aktivizu korist e solist i korit te kishes se "Shen françeskut" deri ne vitin 2008.

Ne Shtator - Nandor 2006 kam ndjeke kursin intensiv 2 mujor "Ne lulishten e kangs shkodrane e t'kangtarve" per interpretimin e kangs qytetare shkodrane i realizum me kontributin artistik te prof Zef Çobes dhe disa muzikantave te tjere shkodran dhe mbeshtetjen financiare te shoqates "Creative City" gjithashtu ne bashkepunim me TV Rozafa.

Prej Shkurtit t'vitit 2007 e deri tani n'vazhdim jam aktivizu n'korin polifonik t'shoqates miqte e muzikes"Rozafa Expression" me drejtues artistik prof Zef Çoba si korist e gjithashtu solist qysh n'vitin 2011 ne ndonji koncert deri tani.

Prej vitit 2010 e deri tani n'vazhdim jam aktivizu korist e solist i korit "Pader Martin Gjoka" t'kishes françeskane Shkoder me dirigjent prof Zef Çoba.

Ne Nandor te vitit 2010 kam marre pjese te spektakli "Kenget e shekullit" te rubrika "Populli kendon" duke interpretu direkt (live) kangen "Pranvera filloi me ardhe" te interpretuer nga artisti i mirenjohun Frederik Ndoci ne nji prej neteve t'spektaklit ne TV Klan.

Prej vitit 2013 deri n'vitin 2015 kam studiu ne Akademine e Arteve Shkoder ne degen Kanto n'kategorine vokale te tenorit me pedagog baritonin me status solist i Teatrit t'operas e Baletit, Armando Likaj. Per arsye financiare dhe mungese ambjentesh akademia mbas tre vitesh funksionimi me vendim te qeverise u mbyll si institucion dhe studentat e disa programeve te studimit u transferuen per ne Universitetin e Arteve Tirane.

Ne Prill te vitit 2015 kam marre pjese ne Çmimin "Pjeter Gaci",konkurs rajonal i interpreteve t'muzikes se kultivume ne t'cilin kam interpretu arien "Dalla sua pace" nga opera "Don Giovanni" te W.A.Mozart dhe romancen shqiptare "N'mes dashurive" te kompozitorit Tonin Harapi. Tek ky konkurs thjesht jam vleresu me nji çertifikate pjesmarrjet dhe jam vleresu nga juria per vokalin me shtrirje te gjere, interpretimin dhe cilesite e timbrit. Duke ju pershnet dhe pergezu perzemersisht per punen tuej fisnike uroj qi ky material t'jete i dobishem per ju e ne nji mnyre apo nji tjeter t'me sherbejne edhe mue ne rrugtimin e misionin tem artistik.