Tema: Poezi Dashurie

Fjala E Lirë

Nuk të njohëm, s`të shijuam, ishe e lidhur me zingjirë,
Kur na erdhe ç`u gëzuam, shpirtin na e rrite fjal e lirë.
Je e shenjtë dhe e shtrenjtë, „pronë“ e lirë për njerzinë,
Fort u gëzuam, të shpërdoruam, të përdhosëm shenjtërinë…!

Para mëndjes kur ti vrapon, ndjell e mbjell sherr e ngatërresë
Kur arsyeja lirë t`lëshon, je si pushkë pa siguresë
E lirë je… shpifje… akuza, e mbyte fare logjiken dhe arsyen,
Shpirti zhul nxitë gjuhën tul, e bën shpatë e kocka thyen…!

E lirë je o fjalë e mirë, Zoti vetë të ka bekuar,
Kemi mallë, të dëgjojmë rrallë, me ty jemi dorë-shtrënguar.
Në ç`do hap, ç`do orë, ç`do ditë sapo del përjashtë prej “dere”
Nuk “paditë” por nxjerr në dritë, fytyra, shpirtëra, karaktere…!

Arber Shabanaj As

E martë, më 22. Maj 2012, Gajkovë, Kosovë - rreth asajë mbrëmje domethënëse…!

- poezi nga Arber Shabanaj As


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  124