>
LETERSISHQIP

Për Ty Mami

Të shkruaj sonte Mami
Nesër do të vij tek varri
Të tregoj se bija jote
Është e djegur nga malli!

E di që s'të vjen mirë
E di që ndryshe më mësove
E di që jam gabim
Po ndryshe s'mund të veproj!

Besën që ta dhash
E mbaj, nuk e shkeli kurrë
Se gjithmon më thoje
Ti je e fort, si t'ishe burrë

Nganjëherë Mami
Kur biej në gjumë
Në ëndërr më vjen Ti
Më thua me zë të ëmbël
, , Bijë të dua shumë"

Tash të lutem Mami
Mos më duaj mua
Duaje mbesën, afroje
Në vendin tim, ledhatoje

DËRGOI:
Më shumë nga Arber Sokoli