>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 21 Korrik 2019, Ard publikon videoklipin "E Tash".

Më datë 28 Nëntor 2020, Shaolin Gang, GRMV & Ardi publikojnë videoklipin "Zemer".

Më datë 14 Janar 2021, Shaolin Gang, GRMV & Ardi publikojnë videoklipin "Zemër (Cryjaxx, Erøs & Nani Remix)". Teksti i këngës u shkrua nga Shaolin Gang, Etnon & GRMV.

Më datë 13 Mars 2022, Ard Gashi publikon videoklipin "Thuje". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bini Nebihu. Videoklipi u prodhua nga Time Pictures, ndërsa produksioni audio u realizua nga Bini Nebihu.

Më datë 2 Prill 2023, Ard Gashi publikon videoklipin "Ike". Kënga është kompozuar nga Markel Goga, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Markel Goga & Ard Gashi. Videoklipi u prodhua nga Time Pictures, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 20 Korrik 2023, Ard Gashi publikon videoklipin "Vajto".

Më datë 7 Dhjetor 2023, Ard Gashi publikon videoklipin "Pa Ty". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Blerim Haziri, Uki Latifi & Ard Gashi kanë realizuar bashkë muzikën, Uki Latifi & Ard Gashi kanë punuar bashkë tekstin e kësaj kënge, ndërsa për arranzhimin u kujdes Blerim Haziri. Videoklipi u prodhua nga kompania Time Pictures.

Më datë 6 Mars 2024, Ard Gashi publikon videoklipin "Nana". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Ard Gashi & Uki Latifi. Videoklipi u prodhua nga XL Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.