>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Në Lidhje?!

27-10-2015
Këngëtari Ardian Bujupi ka bërë me dije që tashmë ka filluar përgatitjet për albumine tij të tretë. Në një intervistë për Indeksonline, këngëtari i mirënjohur ka folur gjithashtu edhe për planet e së ardhmes dhe projektet e tija.

Sa i përket jetës private të tij, Ardiani ka treguar që ende nuk ka diçka serioze se po të kishte do ta bënte publike.

Indeksonline: Fillimisht na thuaj se ku po gjendesh kohët e fundit dhe me çka po merresh?
Ardian Bujupi: E kam punën që më duhet të udhëtojë prej një shtetit në shtet dhe prej një qyteti në qytet. Pas koncertit me një shtet më pret një producent në shtetin tjetër, ndërsa në fund jave udhëtoj përsëri në tjetër vend ku edhe kam për të kënduar live. Kam fat që e kam punën pasion.

Indeksonline: Ardian a pritet ndonjë projekt i ri, nëse po për çka bëhet fjalë?
Ardian Bujupi: Unë mundohem që çdo herë t’i arrijë fansat e mi, duke kënduar në gjermanisht, shqip dhe anglisht. Album im i dytë të cilin e ka realizuar gjatë karrierës time ende është në shitje internacional. Ndërsa që tashmë po përgatitem për albumin e tretë. Ka projekte të ndryshme të cilat po i përgatis në gjuhë të ndryshme. Projekti më i ri ka me qen në gjuhen gjermane në të cilin do të paraqes një storie të vërtetë të jetës sime.

Indeksonline: A keni ndërmend ndonjë bashkëpunim me dikë nga estrada shqiptare dhe me kënd?, Ose kush do të ishte ideali/e për duet me juve?
Ardian Bujupi: Në një të ardhme të afërt ndoshta do ta realizojë edhe një projekt me një artist shqiptar dhe në gjuhën shqipe, por që ende nuk e kemi konkretizuar se me kënd.

Indeksonline: A do të bënit ndonjë duet me Meden ose Labinot Tahirin?
Ardian Bujupi: Nuk do ta mendoja për të vetmen arsye që stil i muzikës mes meje dhe atyre është shumë i ndryshëm. Ne i përkasim dy zhanreve shumë të ndryshme, përndryshe që të dy i respektojë pa fund dhe i kam miq.

Indeksonline: Ju vet jeni bërë i njohur nga një talent show, a mendoni që edhe Kosovës i duhen spektakle të tilla?
Ardian Bujupi: Besojë që ka shumë talente në Kosovë, të cilët me padurim e presin që ta tregojnë veten dhe një talent show i tillë besojë që me patjetër na duhet.

Indeksonline: Besojë që keni shumë fanse që duan të dinë nëse Ardiani është në lidhje, cila është përgjigjja juaj për to?
Aridan Bujupi: Tashmë besojë që një numër i madh i fansave të mi e din që nuk jam në lidhje serioz me asnjë vajzë. Po të kishe diçka asisoj do ta bëja publike.

Indeksonline: Cilat janë ato momente kur Ardiani ndihet më i frymëzuar?
Ardian Bujupi: Më i frymëzuar jam atëherë kur e kam përkrahjen e familjes dhe fansave të cilët që nga fillimi e deri më tash më kanë përkrahur dhe po vazhdojnë të më përkrahin edhe më tej.

Indeksonline: Me çka merret Ardiani gjatë kohës së lirë?
Ardian Bujupi: Ka ditë të lira që shkojmë e gjithë shoqëria në DTM-Racing ose që shkoj në formula 1 me i pa garat.

Indeksonline: Deri tani, cila është "çmenduria " më e madhe që keni bërë?
Ardian Bujupi: Nuk me kujtohet diçka saktësisht.

Indeksonline: Cili është komplimenti më i këndshëm që ju kanë bërë?
Ardian Bujupi: Komplimentet më të këndshme zakonisht vinë nga ana e fansave. Mjafton kur ata më dëgjojnë dhe më duan. Kjo është një dëshmi që unë jam duke punuar mirë.
(Indeksonline)

Ardian Bujupi Në Lidhje?!