>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, Gati Kënga E Re Me Refren Shqip

14-03-2013
Ardian Bujupi dhe DJ Dalool pritet që me datën 16 të lansojnë këngën e tyre me videoklip “Penhouse”. E veçanta e kësaj kënge është që ajo do të këtë një refren shqip, përderisa kënga pritet që të lansohet në të gjitha kanalet e njohura të muzikës në Europë.

Ardian Bujupi është gati për hitin e ri.

Kësaj radhe kënga e krijuar është një bashkëpunim i tij me DJ Dalool kurse ajo quhet “Penthouse”.

Ylli i spektaklit gjerman “Deutchland Sucht Den Superstar” pret që kjo këngë të jetë një hit pasi do të lansohet në të gjitha televizionet e muzikës në Europë.

Dalool e quan këtë bashkëpunim shumë të suksesshëm përderisa thotë se të gjithë distributorët e këngës në Gjermani dhe në vende të tjera të Europës e kanë vlerësuar atë.

“E veçanta e kësaj kënge është se refreni është në gjuhën shqipe dhe këndohet nga Ardiani përderisa teksti tjetër i këngës është në gjuhën angleze. Pra, kjo është një sukses sepse vetë fakti që këndohet në shqip dhe ajo do të lansohet nëpër medie të ndryshme europiane është sukses”, ka thënë Dalool për Express.

“Penthouse” është një këngë e zhanrit “Clubhouse’ përderisa ajo krahas videoklipit të saj që do të lansohet në “Prive” të Klan Kosova, do të dalë në treg edhe në shumicën e shitoreve të muzikës si “single” nëpër Europë.

“Kënga lansohet gjatë këtij muaji përderisa tashmë i është bërë edhe videoklipi. Ajo pritet që të dalë në shitje në iTunes, Beatport, Trackit Down, Musicload, amazon.com. Pra, ajo do të shpërndahet nga kompania gjermane ‘Clubstar”, thotë Dalool.

Ideja për realizimin e këtij bashkëpunimi ishe një ide spontante gjatë një mbrëmje të Ardianit dhe Daloolit.

“Ne ishim duke qëndruar bashkë ndërkaq atij i ka pëlqyer puna e ime dhe me pyeti se çka kishim mundur që të bëjmë bashkë diçka interesante. Unë ja lëshova “beatin”, që tashmë është realizuar si këngë dhe atij i ka pëlqyer. Kënga është realizuar në muajin janar. Realizimi i saj është bërë tani për shkak se është dashur të presim kompaninë e distribuimit”.

Këtë ata e kishin arritur pasi që Bujupi ua kishte dërguar dhe ata kishin pranuar që të marrin këngën për ta lansuar nëpër “dyqanet e muzikës” si “single”.

“Pra kompanisë i kishte pëlqyer kënga. Pastaj kemi bërë edhe remiksin e saj, që është bërë nga unë dhe Avaxus. Ky lloj remiksi i ka pëlqyer edhe më shumë përderisa ata e kanë pranuar si të plotë atë për ta lansuar nëpër dyqanet e tyre si single”.

Dalool thotë se kënga pritet të lansohet në të gjitha kanalet televizive evropiane, në MTV dhe VIVA si dhe në TV-të e Mc Donalds dhe KFC Store.

“Po ashtu kënga do të jetë në shumë portale të njohura gjermane, si dhe premiera në Kosovë që ne do ta bëjmë ekslusivisht në emisionin ‘Prive’ të Klan Kosova”, thotë Dalool.

Dalool mendon që kënga “Penthouse” do të këtë një sukses të madh në krejt Europën, aq me pak kur Ardian Bujupi disa herë deri me tani ka arritur që të jetë njëri prej top-20 këngëtarëve më të dëgjuar në Europë, sidomos pas suksesit të tij që pati në emisionin e talenteve “Deutchland Sucht Den Superstar”.

Megjithatë, Dalool thotë se nuk mund të spekulojë për suksesin e këngës, por pret që ajo të këtë sukses.

“Nga kjo këngë presim shumë, por nuk po du me spekulu. Duhet me e përcjell atë, por suksesi mendoj është se një kompani gjermane ka pranuar ta distribuoj atë, edhe pse ka një refren shqip. Kjo edhe për muaj edhe për Ardianin është sukses”, thotë Dalool.
(Express)

Ardian Bujupi, Gati Kënga E Re Me Refren Shqip