>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, “Penthouse” Mirëpritet Në Gjermani

21-03-2013
Ardian Bujupi është i kënaqur me mënyrën e si është mirëpritur kënga e tij e re në bashkëpunim me Dj Dalool, “Penthouse”. Sipas menaxherit të tij Egzon Krasniqi, kënga ka nisur të pëlqehet mjaft shumë në publik, duke u futur edhe në top 30 këngët më të mira në Gjermani. “Jemi shumë të lumtur që kënga është mirëpritur në publik dhe brenda tri dite ka arritur të marrë 400 mijë klikime”, ka thënë ai për “Zëri”. Kënga është në gjuhën angleze dhe ka një refren në gjuhën shqipe, dhe më e rëndësishmja është që mediat gjermane e kanë mirëpritur këtë këngë. Refrenin në gjuhën shqipe e ka realizuar Hekuran Krasniqi, ndërkaq videoklipi është përgatitur në Shqipëri nga “Max production”.
(Telegrafi)

Ardian Bujupi, “Penthouse” Mirëpritet Në Gjermani