>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Shkatërroi 3 Makina Të Reja Për 4 Muaj

28-03-2013
Se Ardian Bujupi tashmë ëshët adhurues i makinave, e dimë të gjithë por që të shkatërroi 3 vetura brenda katër muajve kjo është e tepërt.

Nga shtatori i vitit të kaluar këngëtari ka shkatërruar tri makina të tipit francez “Peugeot”, makina këto që më sa duket ja ka sponsorizuar vet kompania e makinave.

E para që kishte pasur këtë fat ishte një Peugeot 407 Coupé e zezë, e cila kushton 30 000 euro me kilometrazh 00.

“Makina kishte 280 kuaj fuqi dhe unë nuk isha mësuar me diçka të tillë”, tha Ardiani për gazetën gjermane “Kurier”.

Mirëpo, ajo ishte prishur e tëra pas një aksidenti të këngëtarit ne Wiesbaden.

Pas kësaj Peugeot ja kishte dhënë atij edhe një makinë të tjetër, te të njëjtit tip por edhe ajo u shkatërrua pas aksidentit të dytë.



“Aty ku ndaheshin dy rrugë, unë `zgjodha`mesin”, tha këngëtari temperament.

Pas kësaj Peugeot ia dhuroi edhe një veturë, të tretën me radhë. Edhe ajo, në duart e Ardianit përjetoi fatin e njëjtë: u shkatërrua pasi i zoti i saj, në Heidelberg, ku jeton, nuk i pa dy drita të kuqe në semafor. Bilanci i përgjithshëm: tri vetura të shkatërruara brenda vetëm 4 muajve dhe dënimi me një muaj heqje të patentës së shoferit.

Dënimi i fundit: “Peugeot” nuk ka më, së paku njëherë për një herë, vetura të tjera për Ardianin. Ndërsa, një e mirë në të gjitha këto të këqija është se askush nuk ka pësuar në këto 3 aksidente. Përveç veturave të “Peugeot”.
(Express)

Ardian Bujupi Shkatërroi 3 Makina Të Reja Për 4 Muaj