>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi, Së Shpejti Turne Në Kosovë

20-04-2013
Këngëtari i njohur në mbarë Evropën, Ardian Bujupi, së shpejti do të fillojë një turne në mbarë Kosovën, ku tashmë ka të aranzhuara shumë koncerte. Por, turneu nuk është arsyeja e vetme pse ai do të qëndrojë në Kosovë.
Ardiani, i cili u bë i njohur në spektaklin e talentëve të këndimit “Deutschland Sucht Den Superstar”, ka planifikuar një vizitë në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Egzon Krasniqi për Zërin. Ndër arsyet ai përmend vizitën në familjen Jashari bashk me ekipin e tij që do të udhëtojë nga Gjermania.



“Ardiani përpos koncerteve, ka edhe arsye tjetër të madhe që e ka shtyrë të jetë prezent në Kosovë. Ai do ta vizitojë familjen Jashari, ku në këtë vizitë atë do ta përcjellin edhe dias media gjermane bashkë me kompaninë e tij”.

“Në muajin korrik dhe gusht, Ardiani do të performojë në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe shumë qytete të tjera”, është shprehur menaxheri i Ardianit për Zëri.

Ardian Bujupi së fundmi lansoi bashk me Dj Dalool hitin “Penthouse”, kurse një këngë tjetër hit ai do ta lansojë edhe gjatë muajit korrik.
(Telegrafi)

Ardian Bujupi, Së Shpejti Turne Në Kosovë