>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Prezanton Të Dashurën?

20-06-2013
Këngëtari shqiptar me famë botërore, Ardian Bujupi, edhe pse është menduar se mund të jetë beqar, në fakt nuk është i tillë.
Në internet po qarkullon kohëve të fundit një fotografi e Ardianit me një vajzë, të bërë në një veturë. Nuk dihet identiteti i kësaj femre, por Ardiani buzëqesh në krah të saj.

Telegrafi ka mësuar se femra në fjalë është e dashura e Ardianit, i cili ka kohë që ka qenë dhe është paraqitur në publik si ‘single’, përkundër faktit se është një prej këngëtarëve më tërheqës për gjininë e kundërt.

Ardiani së fundmi lansoi këngën e re “Want You Now”, që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca evropiane.
(Telegrafi)

Ardian Bujupi Prezanton Të Dashurën?