>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Kërkohet Nga Policia Gjermane

26-06-2013
Policia gjermane është në kërkim të Ardian Bujupit nën dyshimet për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

“Bild” shkruan se natën e së shtunës rreth orës 03:30 të mëngjesit, Bujupi ka pasur një mosmarrëveshje me një student 19 vjeçar.

Pas kësaj zënke verbale, Ardiani sipas mediave në Gjermani ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa herë djalin e identifikuar me emrin Philip N, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë ishte lajmëruar policia e cila kur ka mbërritur në venin e ngjarjes nuk e ka gjetur 22 vjeçarin pasi ai ishte larguar.

Sipas mediave nëse gjendet fajtor, ylli i hitit “"Want U Now” mund të dënohet nga gjashtë muaj deri në 10 vjet burg.
(Express)

Ardian Bujupi Kërkohet Nga Policia Gjermane