>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Nuk Arrestohet, Nis Koncertet Në Kosovë

13-07-2013
Ka qenë koncerti i parë për këtë verë në Ferizaj dhe ka pasur plot e plot publik, megjithëse sipas disa mediave ai ka qenë i arrestuar dhe i kërkuar nga policia gjermane sepse kishte rrahur keq një djalosh në një mbrëmje në Frankurt. I gjithë ky lajm, që siç duket nuk rezultoi i vërtetë, i referohet këngëtarit Ardian Bujupi, i cili nga doganat e policisë ku çdo shtetas kontrollohet dhe kalon, ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë, ku ka nisur turin e koncerteve edhe për këtë sezon veror, e ku nuk janë të pakta ditët që do t’i duhet të udhëtojë sa nga një qytet në tjetrin. Kur lajmi se ai ishte përfshirë në këtë rrahje sikur mori dhenë, dikush në statusin e miqve të tij kishtë shkruar “Po ai nga Drenica është me origjinë, e kështu bëjnë drenicakët”. Por, në fakt, ky lajm fatmirësisht nuk ishte i vërtetë, pasi nëse do të rezultonte i tillë, ai nuk do të vinte në Kosovë.
(Panorama Plus)

Ardian Bujupi Nuk Arrestohet, Nis Koncertet Në Kosovë