TEKSTESHQIP

Ardit Gjebrea
Muret E Qytetit
Lyrics

Mbi muret e qytetit emrin la dashuria
Si mbi nje kartoline ne ku firmos nje ze
Mesazhe anonime nen rreze hene
Autor te panjohur krijuan dikur
Permbi mure shkruajne
Dhe shkruajne kaq shume

Dhe neser kalimtaret do erkojne te çuditur
Muret e qytetit qe nuk njihen me
Do humbim pa vetedije ne hamendje
Vehten te gjejme ne nje çast intim
Muret e qytetit, kjo grafi e dashurise

(refren)
Kush e di, ndoshta jetojne eto dashuri
Kush e di, a humben larg ne pafundesi
Edhe pse vitet fluturojne
Te njejtat fjale atje do mbeten
Te dua, te adhuroj
Me zor te pres, te dashuroj
Te dua, te dua
----------------------

Dhe muret e qytetit asnjehere nuk pergjigjen
Se pyetjet dhe pergjigjet asnjehere nuk takohen
Formula dashurie naten shkruhen
Autore te panjohur krijuan diku
Mijera paradokse me emrin "Dashuri"

(Refreni)

Edhe pse vitet fluturojne
Te njejtat fjale atje do mbeten

Mbi muret e qytetit emrin la dashuria
Si mbi nje kartoline ne ku firmos nje ze
Mesazhe anonime nen rreze hene
Une ty te dua, te adhuroj
Neser te pres, te dashuroj
Te dua, te dashuroj
Te DuaÂ…