>
BIOSHQIP
Biografia
Filloren e kreu në shkollën “Esad Mekuli” në Caravik, shkollimin e mesëm e ka mbaruar në shkollën profesionale në Malishevë “Qëndra e kompetencës – Kujtim Krasniqi”, departamenti Banka, Financa dhe Shërbime të Sigurimeve.

Tani është student në fakultetin e filologjisë në Prishtinë, dega e Letërsisë Shqipe si dhe në fakultetin ekonomik – kolegji AAB.

Botimi i tij i parë ka qenë libri poetik me bashkëautor “Epitaf”, disa poezi ka edhe në librin “Thesar kombëtar, vëllimi i 9-të”, gjithashtu ka botuar në revista të ndryshme. Për sa i përket shkrimeve Arditi ka fokus temat nga përditshmëria dhe realiteti jetësor si koncept më i gjerë. Qëndrimi ndaj letërsisë dhe të qenit vetëkritik ka qenë arsye e rezultateve të arritura deri më sot nga autori.