>
LETERSISHQIP

Zana Jem E Malit

N’frorin e 2016-ës t’pashë ty moj vashë
E n’ditën e 13 t’majit bashkë u bamë
Amëlcinë e asaj dite që iku yxhym
Unë kurrë harrue se kam.

N’kufárin tëm kur kryet e qite
E buzën si záhër t’ambël ta putha
Kaçurrelat tua n’ftyrë tëm binin
Si qat’herë kurrë ma s’u niva.

Lumtuni tash veç at moment e quej
Kur ulna n’qoshet e rrugicave t’errëta
E shiu të kámbët m’pikon
Aty përzihet me lotët e heshtjes tëm.

N’mbrámjët e brishta n’ândrra m’shfaqesh
E prej gjumi s’du me u que
Se mall ma t’fortë nuk paska
Se për dashuninë që dikur e ke jetue.

DËRGOI: