>
LETERSISHQIP

Vetes

Sa ndjenjat i shtype e i mbyte në vete?!
Sa herë hyre në turma të gabuara vallesh?!
Sa herë heshte kur duhej të flisje?!
Sa herë krijove kufoma të gjallësh?!

Sa herë hënën e kristaltë e zbehe?!
Sa herë mendjes i the hesht e zemrën e dëgjove?!
Sa herë ëngjullin e gjuajte me gur?!
Sa herë me djallin bashkveprove?!

Sa herë dashurinë e mbështjelle me frikë?!
Sa herë u dorëzove në dyluftim me vetën?!
Sa herë klithmat e shpirtit i ktheve në pasiguri?!
Sa herë pa nevojë e vështirësove jetën?!

Sa herë rrezët e diellit nuk të ngrohën?!
Sa herë mizën e bërë buall?!
Sa herë për ëndrrat s’u zgjove?!
Edhe sa herë tjera gabimit do t’i lirosh truall?!