>
LETERSISHQIP

Më Shkruaj

Më shkruaj ndonjëherë!
Ku i dihet?!
Zemra më zemrën,
Mund t’shihet...

Më shkruaj ndonjëherë!
Dhe thuaj “rastësisht”,
Në dhomën plot vuajtje,
Në dhomën tonë të trishtë.

Më shkruaj mua!
Trupit tim të mbushur më mall,
Më shkruaj mua!
Zemrën mua ma n’gjallë.

Më shkruaj ndonjëherë!
Më shkruaj ndonjë ditë!
Më shkruaj,
Kur sytë të etën për sytë.

Më shkruaj kur duart,
Të etën për duar...
Më shkruaj edhe atëherë,
Kur s’ke për t’më shkruar!

Më shkruaj ngadalë,
Më shkuaj në heshtje,
Më shkruaj për të gjitha,
Që dikur nuk deshe...
Më shkruaj për të gjitha!
Po, po për të gjitha...
Kur më mua ishe,
Edhe pse kurrë s’ishe.

Ku ta di?!
Mbase për ty jam bërë i huaj,
Më ndodh shumë shpesh,
Nga gëzimi vuaj!

Vuaj nga gëzimi,
Që s’të kam, kur në mendje të kam,
Për të gjitha ditët që i ëndërruam,
Por, asnjëherë si pamë...

Më shkruaj e të tregoj,
Për tënden mungesë,
E të them si zemra për zemrën,
Shumë lehtë mund të vdes...

S’i dihet... Vertet nuk i dihet!
Kur zemra do me zemrën të shihet,
E gjithë urrejtja brenda...
Shumë shpejtë mund të shkrihet,

Këtë dhomë me vuajtje e mbushe,
U thanë të gjitha ditët e mia...
Më shkruaj!
Edhe nëse shpirti del nga mërzia...

E ti mos vuaj,
As mos më le të vuaj!
Nëse do ndonjëherë,
Të lutem më shkruaj!