>
LETERSISHQIP

100 Vargje

Jeta ka kuptim
Edhe pse ne s’e kuptojmë
Me engjullin flasim
Me djallin vallëzojmë
Me njërin do bëjmë kualicion
Thua do të shpëtojmë?
Nga dikush frikësohemi
Dikë tjetër e frikësojmë
Jeta me shumë ngjyra
Cilës i takojmë?
Na u përzijnë gjërat
Të gjithë po aktrojmë
Ne e bëjmë “të fortin”
Por frikën favorizojmë
Me gojë heshtim
Me mendje një zë lëshojmë
E keqja të mirin zgjedh
Atëherë fatin ta mallkojmë
Vdekja me vrap po vjen
Si s’mund ta dallojmë?
Bota më larg shkon
Sa herë thellë mendojmë
Dikujt i lypim llogari
Dikujt i raportojmë
Gjërat s’janë siç duken
Varet nga cili kënd i shikojmë
Të gjithë kemi kujtime
Por të gjithë s’i kujtojmë
Ëndrrat shpejt po shuhen
Ne, prapë po ëndërrojmë
Është normale të shuhen
Nese për to s’punojmë
Jemi interesantë
Fytyrat shumë i ndërrojmë
Në fytyrë i qeshim
Në shpinë e gozhdojmë
Bëjmë shumë gabime
Kurrë nuk i pranojmë
Për një të keqe
Njëmijë të mira i rrënojmë
Në të zezën jemi
Të bardhën e ligjërojmë
Ne s’kemi motiv
Të tjerët i motivojmë
Në bazë të pamjes fizike
Ne i akuzojmë
Pse i thua terrorist?
Vetëm pse nuk ngjasojmë
Ne dimë të shajmë
Por jo të kritikojmë
Sharjet e kritikat
Në këshilla t’i konvertojmë
Qeverisje e keqe
Atëherë pse i votojmë?
Të zgjohemi të gjithë
E të protestojmë
Gjërat e mëdha me mendjen tonë
S’mund t’i përceptojmë
Zoti është më i madh se pyetjet tona
Këtë gjë mos ta harrojmë
Këtë botë të keqe
Si të mirë ta paramendojmë
Sikur të ishte bota pa kufij
Lirshëm të udhëtojmë
Krejt bota me një fe
Të gjithë një Zoti t’i besojmë
E dua një botë pa armë
Nuk ka nevojë të bombardojmë
Por nuk është kështu
Kot ne meditojmë
Dikush na bën keq
Atëherë ta këshillojmë
Nëse ai nuk kupton
Atëherë ta qortojmë
Nëse prapë ai vazhdon
A bën ta shqelmojmë?
Dhuna është e ndaluar
Por në këso raste si të durojmë?
Gjërat po ndodhin
Fatin s’mund ta kontrollojmë
Skandale gjithandej
Vështirë t’i numërojmë
Ligjvënësit ligjin e thyejnë
Me çka t’i ndëshkojmë?
Doktorët prishin shëndetësinë
Vetvetën si do ta mjekojmë?
Avokatët kundër drejtësisë
Ne duhet të reagojmë
Televizioni është vrasës i lëvizjes
Ne prapë e shikojmë
Të gjithë parapëlqejnë famën
Pse diçka tjetër nuk synojmë?
Jetën e shkurtër e të ëmbël
S’po dimë ta shijojmë...