>
BIOSHQIP
Biografia
Rrjedh nga një familje këngëtarësh, ku gjyshi i tij Imer Dervishi (Llokaçi) ishte këngëtar i këngës burimore Kërçovare. Imer Dervishin e trashëguan Aziz dhe Dervish Dervishi. Argëton Dervishi këngën e trashëgoi nga i ati Dervish Dervishi, i cili është këngëtar i muzikës popullore, folklorike dhe i cili ka dhëne një kontribut te madh në këngën burimore Kërçovare sëbashku me vllaun Aziz Dervishin.

Argëton Dervishi shkollën fillore e kreu në Sh. F Millto Gurra-fshati Garanë, shkollën e mesme për Art dhe letersi e kreu ne gjimnazin e Kërçovës kurse arsimin e lart e kreu ne InternationalUnniversity of Struga.

Argëtoni që prej fëmirisë ka kënduar, ka marr pjesë edhe në festivale. Ne vitin 2006 ne festivalin Ballkan fest ne Dobruxha-Bullgari sëbashku me shokun dhe kolegun e tij Artan Jusufi-n kanë marrë vendin e parë nga publiku edhe vendin e parë nga juria si dueti më i mire dhe si kënga më e dalluar e festivalit. Këngen dhe videoklipin e parë të cilën e nxorri në treg ne vitin 2010'Dashuria ime' ne bashk'punim me Rabie Rikë-n bashkëshorten e tij, këngë e cila i solli nje sukses duke u mirëpritur nga publiku.

Në Qershor te vitit 2012 hodhi në treg edhe një videoklip me një potpuri dasmash, kurse ne Nentor te po ati viti nxorri baladen "S'të harroj", ne bashkepunim me Rabie Rikën.

Në vitin 2013 hodhi në treg albumin e pare, në vitin 2015 nxorri albumin e tij të dyte.

Në vitin 2014, Argeton Dervishi, Dervish Dervishi & Rabie Rika publikojnë albumin "Live 100%".

Më datë 13 Korrik 2015, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "Dashurin Nje Here E Gjen".

Më datë 27 Nëntor 2015, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "S'te Harroj". Muzika e këngës u punua nga Artan Jusufi, teksti u shkrua nga Argeton Dervishi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Jusufi.

Më datë 28 Maj 2016, Dervish Dervishi, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "Dasma Shqiptare".

Në vitin 2016, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë albumin "Dasma Shqiptare".

Më datë 14 Tetor 2017, Dervish Dervishi publikojnë videoklipin "Uskana Është E Jona", në bashkëpunim me Uran, Argëton & Rabie Dervishi.

Më datë 17 Qershor 2018, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "Burre E Gru". Muzika e këngës u punua nga Argeton Dervishi, teksti u shkrua nga Argeton Dervishi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Jusufi.

Më datë 2 Nëntor 2018, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "A Da Da Dashni". Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga Qamil Aliu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Jusufi. Videoklipi u prodhua nga Zati Production.

Më datë 23 Maj 2019, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "Gabon Nga Halli".

Më datë 4 Korrik 2020, Dervish Dervishi, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "Vendi Jone".

Më datë 11 Qershor 2022, Argeton Dervishi & Rabie Rika publikojnë videoklipin "Ma E Mira". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Argeton Dervishi.

Më datë 30 Prill 2023, Dervish Dervishi, Rabie, Argeton & Rajana Dervishi publikojnë videoklipin "Dasma E Madhe". Kënga vjen e realizuar në të gjithë komponentët e saj nga Argeton Dervishi.