TEKSTESHQIP

Arif Vladi
Anës Lumenjëvet
Lyrics

O-ho-ooo, o-ho-ooo...,
O-ho-ooo, o-ho-ooo-ho,

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtoj pa fund, pa shpres’,
Anës Elbës, anës Pres’.
(O-ho-ooo, o-ho-ooo-ho,)

Ku e lam e ku na mbeti,
Vaj vatani, mjer mileti,
Nënë thundrën e përdhunës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
(O-ho-ooo, o-ho-ooo...,)

Pres një shenj’ e pres një drit’,
Pres me vjet e pres me dit’,
Ëndërroj pa fund, pa shpres’,
Anës Elbës, anës Pres’.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gaditet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Dridhet beu dhe zengjini.

O-ho-ooo, o-ho-ooo...,
O-ho-ooo, o-ho-ooo-ho,

Ky ilaç e ky kushtrim,
Më bën djal e më bën trim,
Më jep forc’ e më jep shpres’,
Anës Elbës, anës Pres’.
(O-ho-ooo, o-ho-ooo-ho,)

Se pas dimrit vjen një ver’,
që do kthehemi një her’,
Pranë votrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
(O-ho-ooo, o-ho-ooo...,)

Pres një shenj’ e pres një drit’,
Pres me vjet e pres me dit’,
Ëndërroj pa fund, pa shpres’,
Anës Elbës, anës s’Pres’.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gaditet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Dridhet beu dhe zengjini.

DËRGOI: