>
BIOSHQIP

Arilena Së Shpejti Me Projekt Të Ri

03-07-2015
Arilena Ara ihshte vajza e cila bëri boom në 2013 si fituese e spektaklit "X Factor Albania" në edicionin e tij të dytë atë vit.

E në 2014 ajo bëri boom me projektin e saj të parë muzikor, i cili rezultoi të jetë shumë i suksesshëm kjo, pasi morri miliona klikime në youtube.



Por që pas këngës "Aeroplan" & "Bussines Class", Arilena nuk është se u pa më, edhe pse thuhej vazhdimisht se ishte në pregaditje të një kënge për babin e saj, por që projekt ky që mesa duket është shtyrë.

Megjithatë ajo ka bërë të ditur se tani e ka gati këngën dhe se po pritet ta finalizojë edhe me videoklip.



Kënga është punuar nga producenti Darko Dimitrov, e ndërsa tekstin e ka shkruar i madhi Timo Flloko. Videoklipi është xhiruar në Shkodër & Velipojë, duke inçizuar kështu në vende të cilat i ngjallin kujtmet e babait.

Videoklipi është duke u realizuar nga The Post Academy.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arilena Së Shpejti Me Projekt Të Ri