>
BIOSHQIP

Arilena: “Aeroplanë Të Tjerë Do Vijojnë...”

28-03-2014
Ndonëse e re në moshë ajo e ka nisur mjaft mirë karrierën e saj muzikore. Arilena, fituesja e edicionit të dytë të “X-Factor” është shprehur në “Pink Report”, rreth klipit të saj të parë “Aeroplan”, i cili duket se e ka bërë mjaft të pëlqyer për publikun. Ja çfarë rrëfen Arilena sa i përket “Aeroplanit Arilena”.



Si erdhi realizimi i klipit pasi jemi mjaft kureshtar?

Që pas përfundimit të “X-Factorit” ju përveshëm punës për të realizuar klipin për të cilin na u desh një vit. Në fakt, në këtë periudhë unë më shumë kam pushuar sesa kam punuar ndërsa, është kujdesur produksioni për çdo detaj dhe unë e kam marrë në fund produktin e gatshëm për ta kënduar.

Doja të ndalesha edhe tek bashkëpunuesit, dimë që ishin Rozana Radi, Darko Dimitrov etj, mendoni se do të jenë ata sërish me ju në ndonjë produksion të radhës?



Për mua ishte privilegj të punoja me ta, por nuk u zgjodhën prej meje, pasi siç thashë u kujdes produksioni për gjithçka dhe realisht u ndjeva shumë e gëzuar që punova me ta dhe madje ishte surprizë për mua të punoja me këta njerëz të mëdhenj. Sa i përket bashkëpunimeve të ardhshme varet nga projektet në vijim.

Duke parë klipin dhe duke u ndalur tek lëvizjet dhe dinamikat që përçon, sa përqind ishte Arilena e vërtetë?

Nuk është se kam shumë personalitete, por i kam të gjitha specifikat, jam Arilena e qeshur, serioze ajo e përqëndruar në punë. Atje isha një vajzë rebele që kërkon të eksplorojë.



Do ta shohim Arilenën së shpejti në një baladë?

Balada përfshihet në përzgjedhjen që kemi menduar për katërshen e këngëve të para dhe në momentin kur do të nxjerrim një baladë do të jetë diçka goditëse, pra e qëndisur mirë, kështu që po është në planet e mia.

Jeni shprehur se produksioni i ri muzikor është gati, thjesht për t’i dhënë startin, e keni nisur?

Idetë për subjektin e klipit janë shumë të qarta, kënga është thuajse gati madje, këto ditë po punonim për detajet dhe do ta nisim kur të jetë gjithçka në perfeksion. Klipi në fakt ka shumë komponent për të cilët duhet menduar grimi, veshja, vendet, etj. Mendojmë se ky projekt do të jetë zëri i verës.



Po i rikthehem eksperiencës tënde në “X-Factor”, e më tepër marrëdhënies me Tunën, mentoren tënde, duket se ju të dyja kishit mjaft kimikë midis jush. Si vijon t’i keni marrëdhëniet?

Është e vërtetë që kishim kimikë midis nesh dhe vijojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë, shumë të qëndrueshme. Jemi thuajse i njëjti stil dhe komunikojmë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Duke u ndalur tek koncertet sa të tilla ke patur këto kohë?

Kanë qenë të shumtë dhe jam pritur shumë mirë. Në çdo vend kërkohej “Aeroplani” dhe unë isha shumë e kënaqur dhe e habitur njëkohësisht, pasi në tregun muzikor është e vështirë të arrish të integrohesh që në fillim.



Shumë nga artistët që në ndoshta i ka pëlqyer më herët, kur ke qenë më e vogël kanë kënduar me ty në koncerte të ndryshme dhe të kanë përkrahuar. Ç’mund të na thuash për këtë?

Shumë njerëz me emër në muzikën shqiptare e kanë mbështetur këngën dhe kjo më ka kënaqur shumë dhe habitur nga ky impakt. Për mua është vërtet privilegj që ato artistë merren me emrin tim.
(xh.k/shqiptarja)