>
BIOSHQIP

Gjithçka Që Doni Të Dini Mbi Arilenën

22-04-2014
Arilena Ara është sensacioni më i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije. Arilena flet për emisionin "Prive" duke sqaruar disa pikepyetje që u ngritën në momente të caktuara të karrierës së saj.



Ajo bëri deklarata dashurie për TV Klan, duke u konsideruar pjesë e familjes. Arilena kaloi nga "Gjeniu i Vogel", kur ishte ende një fëmijë, tek triumfi në "X-Factor". Edhe sot, ajo vazhdon te menaxhohet nga stafi i X Factor-it, duke mbetur akoma shumë e lidhur me Klan-in.



Arilena pohon se ka ndryshuar pas sukseseve të arritura në muzikë. Dikur ishte një konkurrente që afrohej e ndrojtur në kompeticionet muzikore, ndersa tani ka kaluar në një stat tjetër. Tani që është në botën e artit si protagoniste, mendon dhe kujdeset për emrin e saj, kujdeset për veshjet dhe ka ndryshuar mënyra e saj e të menduarit.



Arilena dha detaje të reja për kthimin e rrufeshëm me "Aeroplan" pas gati 1 viti pauzë. Shumë njerëz pyesnin se ku perfundoi Arliena pas mbarimit të "X-Factor", çfarë po bën menaxhimi i ri për të dhe kur do vi në skene. "Se unë vi si Aeroplan", ishte përgjigja që Arilena i dha opinionit në një moment delikat të karrierës së saj dhe kënga u kthye në një tërmet që dominoi në radiot dhe televizionet muzikore.



Arilena sqaroi mbi polemikat që u krijuan mbi koston 30 mijë euro për realizimin e këtij projekti. Ajo tha se se as nuk dha dhe as nuk mori 30 mijë euro, por shpjegoi se kjo shifër u shpenzua për gjithë komponenetet e projektit gjigant, që bënë aq të mrekullueshëm këngën dhe klipin e "Aeroplan".



Ajo gjithashtu dha shpjegime mbi duetin e përfolur dhe të pa realizuar me Tunën. Arilena tha se asnjëherë nuk kanë patur në plan të prezantohen në ndonjë festival me këtë duet, por ishin mediat që sajuan një lajm të tillë. Ajo tha se këngën e kanë gati dhe po bisedojnë me Tunën që shumë shpejt të realizojnë edhe klipin për këtë këngë.

Në studion e regjistrimit, Arilena po realizon këngën e saj të re, e cila është një baladë e veçantë për të, sepse teksti flet për babain e saj të ndjerë.



Së fundmi, Arilena tregon se dita normale në jetën e saj, ngjason shumë me ditën e të gjithë bashkëmoshatarëve të saj. Edhe Arilena zgjohet në mëngjes herët për të shkuar në shkollë dhe kur kthehet, bën mësimet duke e konsideruar shkollën si primare. Kohën e lirë ja dedikon familjes dhe padyshim muzikës.
(Teksteshqip.Com)