>
BIOSHQIP

Këshillat E Arilenës Mbi Jetën

23-07-2014
Edhe pse nuk ka shumë vjet në skenë, këngëtarja Arilena Ara e cila u bë e njohur për publikun përmes kompeticionit ‘X Factor’, ku edhe u shpërblye me vendin e parë, dita ditës po arrin që të bëhet edhe më e dashur për publikun.



Ndonëse pas suksesit të madh që shijoi me këngën e saj të parë ‘Aeroplan’, Arilena nuk ka sjell ndonjë risi, ajo tashmë ka fansat e saj nëpër faqe të ndryshme në rrjete sociale.



E në këto faqe Arilena ndan kohë të posaçme për ata që e mbështesin punën e saj, ku së fundmi edhe i ka këshilluar. “Ji vetvetja sepse jeta është shumë e shkurtër për të qenë dikush tjetër”, ishte mbishkrimi i këngëtares simpatike, i cili ishte përcjell me shumë komente që mbështesnin thënien e saj.


Këshillat E Arilenës Mbi Jetën