>
BIOSHQIP

Arilena: “Gati Për Klipin E Rekordeve...”

29-07-2014
Ndonëse e re në skenë, këngëtarja Arilena Ara e cila u bë e njohur në spektaklin e talenteve ‘X Factor Albania’, duket se është plot vetëbesim.

Ajo kohë më parë në skenë ka ardhur me projektin e saj të parë ‘Aeroplan’, i cili u pëlqye jashtë mase nga publiku, ndërsa tani bën me dije se po vjen me një projekt tjetër i cili sipas saj do të thyejë rekorde.



Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Instagra’, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me risi.
“Gati për klipin e rekordeve”, ka shkruar Ara, e cila duke u bazuar në këtë mbishkrim shihet është plot vetëbesim, madje projektin e saj e quan si projekt i rekordeve.


Arilena: “Gati Për Klipin E Rekordeve...”