>
BIOSHQIP

Arilena, Foto Pa Grim

25-08-2014
Njëra ndër këngëtarët më të reja të skenës muzikore shqiptare, Arilena Ara, deshiron të tregojë se ajo duket shumë mirë edhe pa grim. Këtë gjë këngëtarja e ka dëshmuar përmes disa fotografive të postuara në ‘Twitter’ ku shihet që nuk ka fare make up.

Me këto foto, Ara tregon se jo patjetër bukuria shfaqet kur je me grim. Fytyra e saj natyrale rrezaton dhe duket shumë e freskët. Kohëve të fundit, Arilena ka lansuar këngës e saj ‘Business Class’ dhe që nga data e lansimit e deri më sot kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi 100 mijë klikime në ‘Youtube’. Arilena është fituesja e X Factor Albania II dhe është një zë që premton shumë në muzikën shqiptare.


Arilena, Foto Pa Grim