>
BIOSHQIP

Arilena Ara Përgatit Këngë Të Re

16-10-2014
Këngëtarja bukuroshe me prejardhje nga Shqipëria, së fundmi gjendet në Maqedoni. Ajo nuk ka shkuar vetëm ta vizitoj kryeqytetin Maqedonas Shkupin, por atje gjendet për të realizuar projektin e saj të ri.

Kjo gjë mësohet nga postimet e Arilenës që i ka bërë në rrjetin social Facebook, fillimisht ajo tregoi se ka arritur në Shkup më një fotografi të kafes ku si mbishkrim mban “Early morning in Skopje! Just arrived”,”Herët në mëngjes Shkup! Sapo arritëm”.

Më pas ajo bëri publike një tjetër fotografi nga studio ku është duke punuar me producentin Darko Dimitrov që është edhe producent i këngëtares Tuna, me mbishkrimin, “Me&Darko goin crazy”,”Unë dhe Darko drejt çmendurisë”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në fotografinë e fundit që ka postuar, ajo përsëri shihet me Darkon duke shkruar “Another big collaboration!”, “Edhe një tjetër bashkëpunim i madh”.
(Indeksonline)

Arilena Ara Përgatit Këngë Të Re