>
BIOSHQIP

Arinda Gjoni, Bukuroshja Që Shkëlqen Me Bukuri Dhe Zë

04-09-2014
Janë dashur vetëm dy klipe që Arinda Gjoni të magjepsë shumëkënd me imazhin dhe zërin e ndjerë. Bukuroshja që po eksploron botën e muzikës, shumë-ndryshe nga protagonistët e rinj, guxon që të shfaqë vetveten. Këtë e dëshmojnë më së miri, klipi i parë; “Shpirti flet” por edhe i dyti, “Krejt t'miren po dokan”, i cili me stilin reper tipik prishtinas vë në qendër vajzën që e duan të gjithë, por që ajo duhet të jetë vetvetja. Megjithëse pa shumë bujë mediatike, Arinda ua ka fituar zemrat fansave të saj, që sa vijnë e shtohen. Ashtu, e qetë, e sigurt, dhe me profesionalizëm, vajza e talentuar ka besim tek e ardhmja e saj. Arinda, me një traditë familjare në botën e muzikës, ka mbaruar Akademinë e Arteve për Kanto, dhe tashmë ndodhet mes televizionit dhe muzikës. “Kam aq vite që e këndoj edhe e studioj dhe normale rrënjët e mija janë muzika .. Ndërsa bota e modës edhe e fotografisë janë diçka shumë frymëzuese për mua i kam të ndërthurura me njëra tjetrën shumë këndshëm edhe s`do i ndaja”, potencon dhe thotë këngëtarja në një intervistë dhënë pak ditë më parë për gazetën Bota Sot dhe revistën Telegrafi. Tani ajo po bëhet gati për projektet e reja që do ta sjellin edhe më furishëm në skenën e muzikës shqiptare.
(Telegrafi)

Arinda Gjoni, Bukuroshja Që Shkëlqen Me Bukuri Dhe Zë