>
BIOSHQIP
Biografia
Në themel të poezisë së autores qëndrojnë fjalë të urta që ajo i ka mësuar nga prindërit dhe i ka pasur si udhërrëfyese në jetë. Autorja ka përcjellë në stilin e saj vargje ku marrin konture të qarta dashuria për popullin, atdheun, trimërinë, lirinë, për ndershmërinë, vendlindjen, për miqësinë, besën, punën, pra për ato virtyte dhe cilësi origjinale që e kanë dalluar në shekuj popullin shqiptar. Një kostum poetik ky që idealizon historinë shqiptare

Arjana Fetahu (Gaba) lindur në qytetin e Fierit më (01.01.1977) në një familje intelektuale.
Shkollën 8- vjeçare dhe atë te mesme I kreu ne Shqipëri.

Në vitin 1993, morri pjesë ne konkursin e arteve që zhvillohej ne Brindisi të Italisë, ku dhe mori çëmim internacional ne poezitë e shkruara nga vete ajo.
Në vitin 1996 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Në vitin 2016, mbaroi akademinë e bukurisë për estetike " Pasisian Beauty Academy "
Punon si asistente publike ne bashkine e qytetit te Garfield.
Jeton ne Garfielf, New Jersey, USA

Krijimtaria

Më zgjo në shpirtin tim një flutur, 2019, shtëpia botuese "Morava"
Sa do të doja, 2021, shtëpia botuese "Enja"