>
LETERSISHQIP

Kulaçi

Nëna mblodhi miellin e fundit,
Dhe e mërzitur uli sytë,
Me duart e dridhura nga nga hallet dhe mundi,
Gatoi kulaçin e fundit atë ditë.

Ne rrinim rreth saj si zogj dimërakë,
Të mardhur nga era dhe acari,
Me zor prisnim shenjën të na ftonte për darkë,
Të dilte kulaçi nga zjarri.

E dinim që me të s’do na shuhej uria,
Dhe stomaku do mbetej prapë bosh,
Por në duart e nënës rri vetë dashuria,
Dhe ato ke dëshirë ti vështrosh.

Prandaj fshinim lotët dhe zinim të qeshnim,
Harronim urinë dhe mjerimin,
Kulaçi i vogël me miellin e fundit,
Nuk mund të na e vriste gëzimin.