>
LETERSISHQIP

U Bëftë Dashuria Ime ''mallkim'' Për Ty!!!

U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në gotën kur ngre,
Në kafshatën e bukës kur shkon,
U bëftë dashurua ime,
Mallkim për ty,
Si lemza në fyt kur qëndron.
Qofsha aty në sytë e tu,
Kur një grua e bukur,
T'shfaqet trotuarit,
Qofsha në buzet e tua,
Si kristelet e akujve,
Që sjell Janari.
Qofsha në mëndjen tënde,
Kur bën dashuri,
U tretsh, si u thanë,
Qiejt e mi.
Qofsha mallkim i natës,
Në ëndrrat e tua,
E sy më mos mbyll,
Në s'jam sikur dua.
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në s'jam në ato buzë,
Në s'jam në ata sy,
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Ç' kuptim që vijnë pranverat
Pa qënë ne të dy?!
Çdo dhimbje që provoj,
Ta dëshiroj,
Njësoj...