>
LETERSISHQIP

Dashuria Është Më Shumë Se Një Puthje

Të pata thënë se dashuria është më shumë se një puthje,
që ndez qelizat tek hutoen,
sikur lëndines është vërshuar I pa fre
një lum,
është një puthje mbi plagën që rreh e dhëmb,
e të harrosh që ke gjumë.

Ku lotët,
ti fshish syve te mi venitur e gjysëm të mbyllur,
nga ethet që i kanë pushtuar,
të luftosh për mua,
mbi shtratin tim
dy herë pa u menduar.

Është,
të më lash si fëmijë trupin e eshkët, nëse s'do mundem dot,
e të qash pas krahëve të mi,
që mos të të shoh rrënuar,
e diellin ta lësh xhamave të hyj si një shpresë,
sapo të ketë aguar.

Të mos harrosh të ujitësh,
vazon e lules që dua aq shumë,
por foli ëmbël,
sikur unë në vesh,
më shih pastaj drejt e në sy dhe më thuaj,
sa e bukur jam kur të qesh.

Dashuria është më shumë se një puthje I dashur!

Garfield, New Jersey

DËRGOI: