>
LETERSISHQIP

Përse

Çudi, unë dhe ti si ishim?!
Dy Muskëtjerët e shpirtrave tanë,
Ata që luftonim dhe zemrën kishim,
Të pavdekshmin ideal.

Në cilën fragment të luftës u ndale,
Çfarë ndodhi me ty, luftëtari im?
Gjithë dashuria që na jepte forcë,
S'ish gjë tjetër, veç një zhgënjim?!

Ne, shumë ëndrra kishim ndërtuar,
Në këtë botë, të rrallë shënjtor,
Më të bukurën kishim krijuar,
Shpirtin tonë kaq hyjnor.

Tani që luftës i erdhi fundi,
Përse pikërisht ike tani?!
Brenda qiellit të shpirtit tim,
Shpërthyen me mijra stuhi.

Sa shpejt erdhi ndarja pa e ditur pse,
Kush ta ndali frymën që të sillte tek unë?
Pema jonë e dashurisë, mjerisht,
Dhe gjethen e fundit po shkund.

Lutem për paqe me veten time,
Ndryshe, lëndina e lotëve me pret,
Nëse kështu dëshiroje,
Atëherë, kështu le të jetë!!

DËRGOI: