>
LETERSISHQIP

Dashuria Flet Dhe Ne Heshtje

Uli sytë e lodhur!
Ish krijuar një mjegull e dendur ajri në dhomë
sa që,
s'po mbushej dot me frymë,
nga biseda e nderë e padëshiruar.
Tentoi të hap dritaren,
sikur donte të nxirrte fjalët perjashta,
e të ngrinin bashkë me akujt,
në atë natë minus gradë.
- "Unë jam si ajo këmba e tavolinës,
që në qoftë se thyhet,
prishet gjithë ekuilibri.
A do të mund ta ktheje si më parë, pa dallimin më të vogël, pa i humbur asnjë cifël druri"?
Foli ajo prerë,
pas një psherëtime të thellë mërzije, si te merrte frymë për herë të parë.
Ai,
që s'kish vënë re për minuta të tëra hapat e saj te ngadaltë pllakave,
që lëviznin duke lënë pas tek - tuk gulçime të çjerra,
ngriti sytë,
dhe atëherë vuri re megjithmënd,
një trishtim resh në shpirtin e saj,
që fliste e kumbonte pa zë por shumë qart e me eko.
I'u ul në gjunjë,
duke u mbajtur pas këmbëve të saj të brishta,
si një fëmijë që ish rrëzuar diku,
e priste ndihmë,
dhe në vështrimin e tij të butë prej një qielli që sapo kish parë pulëbardha,
lexohej,
"Të lutem me fal"

DËRGOI: