>
LETERSISHQIP

Grua

Ate nate kisha pire pak,
Le te themi dhe tepruar,
Si adoleshent neper rruge,
S'kam lene vend pa te kerkuar..

Piva, sa te urreja veten,
Vetem drejt, nuk ecja dot,
Ne mendje kisha fytyren tend
Dhe syte e tu mbushur me lot,

Po sikur mos te te gjeja,
Sikur kuçeder do te ish shtepia,
E kisha me hak qe mallkoja veten,
Per idiotesite e mia.

Kur dera u hap dhe ishe ti
Mu ngroh gjithe shpirti me beso,
Veç ne ka Zot te pergjerohem,
Me sy lotuar mos me shiko.

E kush me shume se ti me fal
Kush me shume se ti moj grua
Gjithe boten permbys e kthej ne cast,
Ti gjer ne vdekje je me mua.