>
LETERSISHQIP

Pa Ty

Kam frikë ti dal natës përpara,
Pa ty,
Humbas nëpër terr,
Nëpër mugëtirë,
Kam ftohtë të më shohë dimri,
Vetëm pa ty,
Kthehem në akull,
E me buzët mërdhirë.

Ndiej dhimbje, të më vrasë,
Dielli në sy,
Shuhem e tëra,
Zhdukem humbas,
Druaj ti marrë ere trëndafilit,
Pa ty,
Në duar më vyshket,
Si zemra kur plas.

Unë,
Hesht përpara largësisë,
Që s'më afrton aspak,
Ti eja të zhdukesh,
Vetminë e frikeshme,
Çdo gjë e papritur,
Është në prag...

Nëse m'ke harruar,
E s'jam në ditet e tua,
Pa kthyer kokën,
Si stina kur shkon,
Gjithë dashuria,
Më kthehet urrejtje,
Unë vras çdo frikë,
Nëse gabon!.
New Jersey, 2013