>
LETERSISHQIP

Në Zarf Ke Zemrën Time

Dridhërimë ka brenda shpirti im,
Dridhërimë ka në çdo fjalë,
Dridhërimë tronditur nga malli,
Për jetën time të çalë..

Në këtë qytet të huaj larguar,
Ku muzgjet më duken të ftohtë,
Një përqafim e ndiej ende në gushë,
Çdo rrahje në zemër ka lot.

Po të shkruaj këtë leter dhe dimërohem,
Fuqishëm mallkoj oqeanet pafund,
Sa do t'doja, të dehesha mbi gjoksin tënd,
Dhe aty në aromë të përhumb.

Nuk kthehem dot të vi tek ty, e dashur,
Të lutem, mos më vra me atë lot,
Unë s'jam më ai që dikur ke njohur,
Ngatërruar jam, keq në këtë botë.

Lamtumirat, i kam urryer gjithmonë,
Mërgimi ma tregoi më keq,
Shpirti kufirit më mbeti,
Dhe unë jam kthyer, në dreq.

Lexoje letrën deri në fund,
Mallko mërgimin, bashkë me mua,
Në gërmat me lot, që shpirti formoi,
Gjithë jetën ta dish, se të dua.

Vështirë të shoh pakëz dritë,
Qyteti më duket i thellë tynel,
E vetmja dëshirë, të mos rri zgjuar,
Të pres në ëndërr kur del.

Mos më urre, se më njohe dikur,
Se të dua, ndaj të them lamtumirë,
Ne zarf ke zemrën time, e bëj ç'të duash
Me dhimbje po të lë të lirë...