>
LETERSISHQIP

S'na Morri Malli Këtë Herë

Sa natë të gjatë që kam përpara,
S'më pushon shpirti as mbyll dot sy,
Kjo natë kafshon gjithcka përjashta,
Na ka kafshuar dhe ne të dy..

S'na mori malli këtë herë,
Me ne dhe hëna bëri çudi,
Dikur psherëtimat që kishim nxjerrë,
Rrinë fshehur thellë në mushkri.

Asnjë thirrje këtë herë,
Asnjë pendim, asnjë më fal,
Të dy të ngrysur larg njëri tjetrit,
Mes nesh s'ka mbetur më asnjë fjalë..

Do të ngrihem ashtu çapitur,
Një grusht ujë syve do të hedh,
Bulevardit do të ecë I vetëm,
Sikur pema s'pat më gjeth.

Do fërshëllej ndoshta një këngë,
Një serenatë nëse mbaj mënd,
Që të humba më vjen shumë keq,
Për ty, për buzët, për emrin tënd.