>
LETERSISHQIP

Ndërkohë Që Jam Një Grua

Me durim përpiqem,
Me dhimbje përpëlitem,
Rrëzohem e ngrihem,
Me dëshirë kërkoj,
Prap ngrihem e vazhdoj,
Sepse unë jetoj.

Ditëve me pengesa,
Me shpresa dhe pendesa,
Dikush më shkel se do,
S'gaboj, ndaj mos gabo,
Çdo ditë të re luftoj,
Sepse unë jetoj.

Po sa herë kam qarë,
Nga gëzimi, apo vrarë,
Prap sytë i kam larë,
Dhe më qartë kam parë,
S'ka dert se lotoj,
Sepse unë jetoj.

Në qënien time më vlon,
Një thirrje që jehon,
Një ditë e re agon,
Liria më zgjon.
Ndaj kam një këngë në gojë,
Sepse unë jetoj,
Ndërkohë që jam një grua,
Me gjithë shpirt,
Dashuroj!